Videoja e një shoferi që mban varur djalin e tij 3-vjeçar në derën e makinës ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale.


Ngjarja e rëndë ndodhi në Stamboll, ku babai shofer mbajti varur për disa kilometra në derën e makinës djalin e tij të mitur me argumentin se do ta ndëshkonte pasi ishte sjellë keq gjatë ditës.

Pamjet fillimisht u publikuan në rrjetet sociale duke ngjallur reagime, ndërsa policia zbuloi babain problematik duke e arrestuar disa orë më vonë.

Reklamë

Në policia i tha se e kishte bërë këtë veprim për ta ndëshkuar të birin, i cili sipas tij ishte sjellë keq.