×
  • Extra
  • Extra

    Zbardhet Arabia Saudite, banorët shijojnë borën në ditën e parë të Vitit të Ri – madje edhe shkretëtira është mbuluar

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 15:49

    Bora ka mbuluar pjesë të qytetit Tabuka në veriperëndim të Arabisë Saudite – e kjo ndodhi në ditën e parë të Vitit të Ri, këtë e tregojnë më së miri pamjet e publikuara më poshtë.

    Qytetarët kanë dalë nëpër rrugët e Jebel Al Loz nga e shtuna, kur edhe bora filloi të bie në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

    E moti i ligë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët për qarkullim për arsye sigurie – por kjo nuk i ndali ata të shijojnë borën që është shumë e rrallë në këtë rajon.

    Pritet që temperaturat të bien nën zero gradë, e borë ka rënë edhe në shkretëtirën e Arabisë Saudite. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi e video të ndryshme ku shihet dunat e rërës janë mbuluar nga bora.

    Por përzierja e borës me rërë i japin një kontrast këtij vendi që e bën të duket si në përralla. Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite, i ka bërë thirrje vizitorëve dhe banorëve të Tabukas që jenë të kujdesshëm për shkak të dukshmërisë së dobët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!