×
Art/Kulturë

“Ditë e kuqe”, drama e një nëne për realizimin e dëshirave të vajzës së saj të shurdhër jepet premierë këtë muaj

Reporteri
16 Shtator 2021 | 13:19

Autor: Linda Krasniqi


Në fund të shatorit, në kuadër të Tirana International Film Festival do të jepet edhe premiera e filmit “Ditë e kuqe”, e regjisorit Besim Ugzmajli.


Besim Ugzmajli ka filluar të merret me film që nga mosha 17 vjeçare, ku së bashku me disa shokë të tjerë kishin realizuar një film dokumentar, i cili titullohej Factori X, e më pastaj edhe me video të ndryshme. Njëkohësisht kanë bërë edhe shfaqje teatrale.

Ideja për tu marrë me regji tregon se ka qenë e katmotshme, por që është profesionalizuar me regjistrimin në fakultet të arteve në degën e regjisë së filmit.

Sa i përket filmave që i ka prodhuar, ai thotë se është përpiqur natyrshëm që të bëjë tema që kryesisht lidhen me situata të vështira të personazheve të zakonshme, e që këto situata të caktuara i bënë ata të jashtëzakonshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Filmi i tij i fundit i punuar është “Ditë e kuqe”. Një film që flet për përpjekjen maksimale të individit për të marrë atë që e meriton, pavarësisht obstruksioneve që mund të ketë vazhdimisht. Me fjalë të tjera, nëna përpiqet të realizoj dëshirën e vajzës së saj për të qenë konkurruese në një festival ku një e shurdhër është jo e mirëseardhur. Dhe gjithçka përfundon e përgjakur pastaj.

Sa i përket emrit të filmit regjisori thotë se është një emër filmi më shumë simbolik se sa mbiemër i një dite të pazakonshme.

Ne kemi bërë prova për 10 ditë, ndërsa filmi është xhiruar për 1 ditë. Kjo mënyrë ka të bëjë më mënyren e organizimimit të një filmi që është xhiruar one-shot“.

Kemi punuar jashtëzakonisht shumë më Teuta Krasniqin, Agron Shalën, Orgesa Mehmetin si aktorë kryesorë, pastaj edhe me Blin Sylejmanin, Gresa Gashin, Sherif Begën, Egëzona Salihun, Milot Salihun dhe gjithëashtu më një numër të madh statistësh. Gjithashtu vlen të përmendet edhe puna e mrekullueshme e kompozitorit dhe dizajnerit të zërit Memli Kelmendi, i cili ka bë një punë të mrekullueshme me Siparantunm Choir. Drejtori i fotografisë Aleksandar Krstevski ka pasë një punë të vështirë dhe ka bë një punë të mrekullueshme në filmin Ditë e Kuqe”, tha Besim Ugzmajli për Gazetën Online Reporteri.net.

Premiera e filmit do të bëhet në fund të muajit shtator 2021, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.

Në ndërkohë ai thotë se është duke punuar në skenarë të filmit të gjatë, dhe gjithashtu është duke vazhduar tash e gati 2 vite xhirimet të dokumentarit KOVID, dhe se është duke lidhur disa marrëveshje të rëndësishme co-produksioni me produksione ndërkombëtare. /Reporteri.net/.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!