×
  • Raporto
  • Art/Kulturë

    Objekti i shkollës së parë shqipe në Ferizaj kthehet në shkollë arti

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 17:53

    Një vit pas djegies së objektit të shkollës së parë shqipe, për të cilin VV-ja në pushtetin qendror e PDK-ja në qeverisjen lokale shkëmbyen akuza e kundëraakuza të ashpra, kryetari i Ferizajt dhe zëvendësministrja e kulturës janë bërë bashkë për të inauguruar objektin e rinovuar, që tash e tutje do t’u takojë nxënësve të shkollës së mesme të artit, “Çesk Zadeja”.

    Kryetari Agim Aliu i ka bishtnuar përplasjes së vitit të kaluar, shkruan Tv Tema.

    Renovimi është investim i Ministrisë së Kulturës.

    Në klasat e ish-gjimnazit të parë në Ferizaj janë ekspozuar fotografi të objekteve të trashëgimisë kulturore të rajoneve të Ferizajt dhe të Gjilanit.

    Nxënësit e shkollës së mesme të artit do të zhvendosen menjëherë në këtë objekt.

    Nxënësit kanë thënë se krijimi i hapësirave të reja do të lehtësojë jashtëzakonisht punën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!