Sot, më 20 maj, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në organizim të Departamentit të Gazetarisë ku Bajram Kosumi është profesor, u promovua postromani i tij Epoka e konsujve dhe paradigma të tjerë.
Në sallën “Idriz Ajeti”, e mbushur me studentë, miq dhe lexues, Kosumi diskutoi për librin duke iu përgjigjur pyetjeve të bashkëbiseduesit, Profesor Emeritus Merxhan Avdylit, si dhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Takimin e moderoi Blerta Dibrani.
Ndërkaq, të martën, më 19 maj, postromani Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera u promovua në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Të pranishmit i përshëndeti rektori i universitetit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ndërsa për librin folën dekanja Prof. Dr. Emine Shabani, prof. Merxhan Avdyli dhe Prof. Dr. Arlind Ajvazi, nën moderimin e Adriana Velijajt.
Po ashtu, nesër, më 21 maj, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahet promovimi i postromanit Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera.