×
  • Lajme
  • Lajme

    Pajtime dhe mospajtime rreth ndryshimit të ligjit për të huajt

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 13:40

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore është duke shqyrtuar raportin me amendamente në Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar.

    Smajl Kurteshi nga Vetëvendosje ka propozuar që të krijohet një grup punues që do të merrej me plotësim-ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me dëbimin e shtetasve të huaj nga Kosova.

    Ai këtë propozim e bëri duke u bazuar në dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

    Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga Hajdar Beqa i PDK-së, sipas të cilit kjo punë i takon Komisionit për Punë të Brendshme.

    Edhe Bilall Sherifi nga NISMA nuk e përkrahi këtë ide, duke thënë se kjo përbën shkelje procedurale, pasi nuk dihet vullneti i deputetëve.

    Kurteshi tha poashtu se në ligjet aktuale që i ka Kosova për shtetasit e huaj ka shumë mangësi, ligje këto që duhet të ndryshohen sipas tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!