×
  • Lajme
  • Lajme

    119 kg heroinë e konfiskuar më 2018-të, zyrtarja amerikane përgëzon Policinë e Kosovës

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:56

    Drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, ka takuar sot zyrtaren e lartë të SHBA-ve për për narkotikë dhe zbatimin e ligjit, Kirsten Madison.


    Shillova në emër të Policisë, falënderoi ndihmëssekretaren znj. Madison për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndaj Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme, njofton komunikata.

    Më tej thuhet se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave, trajnimet dhe pajisjet e ndryshme teknike dhe teknologjike të ofruara nga SHBA-ja përmes INL dhe ICITAP, kanë ndikuar direkt në ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve të PK-së, në arritjen e rezultateve pozitive në fusha të ndryshme të IT-së, krimeve kibernetike etj., e në veçanti në fushën e parandalimit dhe konfiskimit të narkotikëve, transmeton Reporteri.net.

    “PK-ja në vazhdimësi ka treguar rezultate pozitive në fushën e parandalimit të trafikimit të narkotikëve, përderisa në vitin 2018 ka treguar rezultate më të theksuara në arrestim, parandalim dhe konfiskimin e substancave të ndryshme narkotike e në veçanti në konfiskimin e 119 kg heroine”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa zëvendëssekretarja Madison e ka përgëzuar drejtorin Shillova për sukseset e tyre të treguara kohëve të fundit në luftën kundër narkotikëve.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative dhe krimit të organizuar në përgjithësi e veçanërisht, në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotikë”, thuhet në fund të njoftimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!