×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjetori i masakrës në Krushë të Madhe, banorët dhurojnë gjak

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:24

    Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së bërë nga serbët në Krushë të Madhe është dhuruar gjak.

    Banorë të shumta janë mbledhur bashkë që në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit të dhurojnë gjak për të gjithë njerëzit të cilëve do t’u nevojitet.

    E i pari i këtij fshati, Selami Hoti është njëri nga banorët e kësaj ane që nuk ngurroi për të dhuruar gjak duke e ndjerë obligim ndaj të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të gëzojmë lirinë tonë.

    Motoja e këtij dhurimi të gjakut ishte “Gjaku i lirisë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!