×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për tre personave që shkaktuan lëndime të rënda trupore

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 14:41

    Prokuroria Themelore e Pejës, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave , me dyshimin se të njëjtit kishin për të kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor, shkruan Reporteri.net


    Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore e Pejës përmes një komunikate për media, tutje në komunikatë thuhet se është marrë aktvendimi për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se me datën 26 prill të këtij viti, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N.

    Sipas raportit të Policisë dhe të Prokurorisë viktima ende nuk është intervistuar pasi që është i paqasshëm nga organet kompetente, dhe pëveç njësive relevante për gjetjen e tij janë anagazhua edhe FSK-ja.

    ”I dëmtuari i këtij rasti deri më tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Reporteri.net sot në orët e mëngjesit ka raportuar se mbrëmë policia e rajonit të Pejës ka marrë një njoftim që në Qafën e Broqit ka pasur përleshje fizike.

    Sipas policisë, tre të dyshuar meshkuj kanë rrahur një familjar të tyre me gjë sende të forta dhe se të njejtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!