×
  • Lajme
  • Lajme

    60 persona nga Krusha e Madhe ende të zhdukur

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:14

    Karriget me fotografi i kane nxjerre jashtë, ani pse nuk kane te pame.


    Janë këta 5 anëtaret e familjes Duraku, të cilët ende janë të zhdukur, që nga koha kur u krye masakra e Krushës së Madhe ne Rahovec.

    E atë dite mizorisht nga forcat paramilitare serbe u vranë edhe 236 kosovare te tjerë.

    E Ismajl Duraku, te cilit iu vra babai, dy axhallarët dhe dy djemtë e axhës thotë se kujtimet e asaj nate, ende i duken trishtuese.

    Duraku thotë se ai me disa djem te rinj te fshatit, u ndanë nga familjet me qellim qe me e keqja mos t’i gjej para syve te familjareve.

    Ai e kujton edhe bisedën e fundit qe e kishte me babanë e tij para se te ndaheshin përgjithmonë.

    Ndërkohë shenjat e plumbave janë ende ne vendin ku u pushkatuan burrat e këtij fshatit.

    Dikush qe ishte ne radhe për pushkatim, tregon se si forcat serbe i ndanë burrat nga pjesa tjetër e familjes.

    Nalli e kujton bisedën ushtareve serb, kur ia morën djalin.

    E 20 vjet pas luftës, ende nuk dihet gjë për fatin e mbi 60 personave të këtij fshati.

    Ata figurojnë si të zhdukur. /T7/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!