×
  • Lajme
  • Lajme

    85-vjeçari nga Llausha vdes nga zjarri në tokën ku po punonte

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:11

    Halil Rreci të dielën doli për të punuar në Llaushë të Skënderajt. 


    Ai kishte filluar të pastronte një tokë pas fillimit të pranverës.

    Rreci, 85-vjeçar, edhe kishte ndezur një zjarr, që doli të ishte fatal për të.

    Familjarët menjëherë kishin lajmëruar zjarrfikësit. Këta të fundit edhe kishin dalë në vendin e ngjarjes.

    E kur kishin arritur këtu, trupin e Halil Rrecit e gjetën në gjendje të rëndë, të djegur nga zjarri.

    85 vjeçari ishte pa shenja jete, ndërsa komandanti i zjarrfikësve në Skenderaj tregon se si kishte ndodhur kjo ngjarje.

    Sipas Limon Gecit, zjarri në atë pjesë ishte përhapur me shpejtësi.

    Në vendin e ngjarjes të dielën mbrëma kanë dalë edhe mjekësia ligjore.

    Trupin e të ndjerit e kanë marrë për t’ia bërë obduksionin.

    E në familjen e të ndjerit njerëzit po u shkonin për ngushëllime, derisa askush nga ta nuk ka dashur të flasë para kamerës, por mbrapa saj thonë se vdekja ka qenë aksidentale.

    Ndërkohë bashkëfshatarët për të ndjerin kanë vetëm fjalë të mira.

    Në anën tjetër, organet e rendit e kanë cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë.

    Tani me rastin po merret Prokuroria për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës.

    Rastin për e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Me datën 24 mars 2019, në stacionin policor në Skenderaj, është raportuar se një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ku dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga plagët e pësuara nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti për Express.

    Zahiti më tej bën të ditur se hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!