×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ishte shuar UÇK-ja po të mos ndërhynte NATO – tregon Sylejman Selimi

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 21:00

    Ish-komandati i UÇK-së, Sylejman Selimi ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet nga ana e saj ndaj Serbisë 20 vjet më parë e ka quajtur shpëtim për popullin e Kosovës, raporton Reporteri.net.


    Ai ka thënë se e kanë pritur me padurim këtë ndërhyrje sepse ballafaqoheshin me probleme të shumta.

    “E pritshim me padurim ndërhyrjen e NATO-s”, tha Selimi në Dukagjin, ndërsa ka treguar se gjendja ishte tejet e vështirë në teren, pasi kishte mungesë të armëve dhe ushtarëve, ndërsa problem ishte edhe popullata civile.

    I pyetur se a do të shuhej UÇK-ja po të mos ndërhynte NATO, ai ka deklaruar:

    “UÇK nuk ishte shuar, por kishte mbetur në individ ose grupe të vogla, nuk kish mujt me mund Serbinë me gjithë atë arsenal që ka pasur. Lufta ish humb, pasi kemi qenë totalisht të pabarabartë”, ka deklaruar Selimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!