×
  • Lajme
  • Lajme

    A ishin mercenarë? Haradinaj publikon dokumentin se sa marka merrnin ushtarët e FARKUT në luftë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 17:49

    Dje në Komisionin Parlamentar për Hetimin e rastit të Gulenistëve, presidenti Hashim Thaçi, i tha mercenar deputetit Anton Çuni, ish-luftëtar i UÇK’së, por edhe pjesëtar i FARK’ut, formacion që mbështetej nga Qeveria në Ekzil, e udhëhequr nga LDK.


    Ndërsa, sot, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut, të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

    Dokumenti është lëshuar gjatë kohës së luftës nga Qeveria e Kosovës në ekzil, saktësisht në mars të vitit 1999 dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

    Sipas këtij dokumenti, paga më e lartë ka qenë 1,000 marka gjermane për eprorët e lartë dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme.

    “Një dëshmi e thjeshtë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke publikuar urdhëresën e ministrit Bicaj, për lartësinë e pagesave sipas gradave ushtarake.

    Kohëve të fundit po zhvillohet një debat për pjesëtarët e FARK-ut të cilët për shkak të pagesës që kanë marrë gjatë dhe pas luftës po etiketohen si mercenarë.

    Ndryshe, pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që nuk kanë qenë pjesë e FARK-ut nuk e kanë marrë këtë pagesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!