Deputeti i LDK-së Naser Osmani dhe Istref Veliqi, kryetar i shoqatës së bizneseve të lojërave të fatit në Kosovë, janë përplasur rreth mbylljes së lojërave të fatit në Kosovë.
Aryeja ka qenë nëse mbyllja e kazinove dhe bastoreve është bërë edhe në Veri të Mitrovicës.
“Janë mbyllur në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Madje ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur janë mbyllur lojëra fati në veri”, ka thënë Osmani në ktv.
Mirëpo, zëshëm e kundërshtoi kryetari i shoqatës, Veliqi.
“As edhe një pikë nuk është mbyllur në veriun e Mitrovicës, asnjë pikë nuk është mbyllur”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.