×
  • Lajme
  • Lajme

    A po shkon Sllovakia drejt njohjes së Kosovës?

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 12:13

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me ftesë mbretit Abdullahu ll, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani.


    Pacolli në mesin e takimeve të tjera, gjatë këtij forumi është takuar edhe me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Sllovak, Mirosllav Lajcak. Pas këtij takimi Pacolli ka thënë se ndonëse ky vend akoma nuk e ka njohur Kosovës, bashkëpunimi është në rrugë shumë të mbarë, duke lënë të kuptohet se një e gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen, shkruan Reporteri.net.

    Pacolli po ashtu ka njoftuar se së shpejti Kosova do të bëhet me zyrë në Sllovaki.

    Postimi i plotë:

    Në Jordani, në margjinat e forumit Ekonomik botëror, zhvillova një takim me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak.
    Përkundër faktit që Sllovakia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht në rrugë të mbarë. Në jemi të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha vendet e BE-së, pse e së cilës familje synojme që të bëhemi pjesë.
    Në frymën e bashkëpunimit, me ftesën time, Lajcak do të vizitojë Republikën e Kosovës në qershor të këtij viti. Gjithashtu edhe zyra jonë në Sllovaki do të hapet së shpejti

    Fotografia e Behgjet Pacolli

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!