×
  • Lajme
  • Lajme

    A u vra nga Arkani gazetarja e BBC që gjatë luftës bëri thirrje të ndihmoheshin shqiptarët në Kosovë?

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 17:30

    Vrasja e gazetares së BBC, Jill Dando 20 vjet më parë nuk është zgjidhur kurrë, ndërkohë që sot Daily Mail publikoi një analizë gjithëpërfshirëse të hetimit të krimit, duke përmendur teori të ndryshme, ku përfshihet edhe vrasja nga ana e një mercenari serb me urdhër të Zeljko Raznatoviq- Arkan, si hakmarrje për bombardimet e NATO-s  ndaj ish-Jugosllavisë, transmeton Reporteri.net


    Jill Dando u bë objektiv pasi përmes mediumit ku ajo punonte BBC bëri thirrje për të ndalur agresionin në Kosovë dhe për të ndihmuar refugjatët shqiptarë të përzënë nga shtëpitë e tyre.

    Serbi i dyshuar për këtë vrasje i  paraqitur me pseudonimin Milan Mitroviq dha intervistën e tij të parë për këtë temë, ku pranoi  se policia e kishte marrë në pyetje për për vrasjen e gazetares së BBC,  Jill Dando më 26 prill 1999. I lindur në Angli, Mitroviq (60) thotë se asnjëherë nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë ngjarje.

    “Daily Mail”  thekson se ai është i vetmi serb që është ende gjallë dhe emri i të cilit është përmendur në hetimin për vrasjen e gazetares së BBC. Si i tillë, është personifikimi i një prej teorive më të njohura  rreth motivit të vrasjes, dmth kjo teori thekson se vdekja e Jill Dando ishte një akt hakmarrjeje për pjesëmarrjen e Britanisë në bombardimet e NATO-s në Jugosllavi, shkruan ky medium.

    Gazeta kujton se më 6 prill 1999, Jill Dando pati një transmetim në BBC1 mbi situatën në Kosovë dhe u lut për ndihmë për refugjatët nga Kosova, duke thënë se eksodi masiv është rreth 600,000 njerëz.   

    Dy ditë më vonë, Jill Dando u qëllua në pragun e shtëpisë së saj në Fulham, Londër, shkruan gazeta  duke pyetur nëse këto dy ngjarje ishin të lidhura. Vetëm pak orë pas vrasjes, mediat filluan të flasin për një “lidhje serbe” të mundshme.  Spekulime të tilla u intensifikuan edhe më shumë të nesërmen, kur redaktori i BBC News, Tony Hol mori kërcënime me vdekje nga një njeri që kishte një “theks të Evropës Lindore”.

    20 vite më pas, serbi i dyshuar për këtë vrasje thotë se me Arkanin ishte takuar një herë në një nga kafenetë e Beogradit.

    Ai shtoi se Arkani nuk e punësoi atë për të vrarë Jill Dando. “Pas atij takimi, nuk e pashë mëi”, u shpreh ai.

    “Isha i zemëruar dhe i hutuar, nuk isha engjëll, por isha i përfshirë në gjëra të tjera, por kurrë në vrasjen e një gruaje të pafajshme”, është shprehur ndër të tjera ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!