×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së: Taksa nuk hiqet edhe nëse shkojmë në zgjedhje

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:32

    Vetëm një ditë pasi që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kërcënoi hapur kryeministrin Ramush Haradinaj se “nuk rri dy ditë në një qeveri që dëmton raportet Kosovë-SHBA”, ka ardhur një reagim i fortë nga AAK-ja.


    Deputetja e kësaj partie i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit Kadri Veslei duke thënë se taksa nuk dëmton raportet me Amerikën dhe se nuk ka largim të saj pa reflektuar Serbia, pavarësisht se ç’do të ndodh me fatin e koalicionit qeverisës.

    “Vendi nuk shkon në zgjedhje për dy ditë, pasi janë afatet e parapara kohore me ligj. Qeveria mund të prishet, vendi mund të shkojë në zgjedhje, por kjo nuk nënkupton që masa ndaj Serbisë do të hiqet për shkak të ndryshimit të përbërjes së koalicionit”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi për TV Dukagjini, transmeton Reporteri.net.

    Ajo më tej ka thënë se nëse zgjedhjet janë zgjidhje, AAK-ja është e gatshme për këtë proces, por sipas saj kjo nuk është zgjidhje momentale pasi vendi ka shumë punë për të bërë.

    “Por nëse mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që nuk mund të funksionohet tutje dhe dikush e konsideron që duhet të dalë nga ky koalicion, përballohet edhe kjo situatë dhe kalojmë në procese të rregullta demokratike”, tha deklaruar Kadaj-Bujupi.

    Kujtojmë se përveç Veselit, kryeministrin Haradinaj me rrëzim e ka kërcënuar edhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti. Ai ka deklaruar në një intervistë se “nëse ne (PDK) vlerësojmë se interes i vendit janë zgjedhjet, atëherë ne e çojmë vendin në zgjedhje për dy ditë”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!