Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në mbrojtje të ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean Hubert-Lebet, pasi ndaj këtij të fundit po drejtohen kritika të shumta pas fjalëve që ka thënë Skenderaj, se si Zvicra po ndërton ujësjellës, ndërsa Kosova me paratë e veta po i paguan veteranët e rrejshëm.


Abdixhiku ka thënë se nuk është mirë që të dëbohen “të huajt” që ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufijtë e lobojnë për Kosovën.

“Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhikaj.

Reklamë

Postimi i plotë:

Logjika e kapjes:

– Mbajë “të tanët” që mashtrojnë me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem, reja, kusherinj e familjarë.

– Dëbo “të huajt” që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufinjtë e lobojnë për ty jashtë.

Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat.

Reklamë