×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën e inxhinierit, populizmi i tij po e lë Kosovën në terr

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 12:05

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për  masat emergjente për furnizim me energji elektrike, ka kritikuar Qeverinë për reagim të vonshëm karshi kësaj krize të paralajmëruar vite më parë.

    Abdixhiku tha se Qeveria e Kosovës ka vepruar me 6 muaj me vonesë, përderisa vendet e Evropës e rajonit kanë ndërmarrë masa që në muajt e verës për t’u përballur me këtë krizë.

    “Kosova është në terr, krizë energjetike, agregatë e qirinj. Aq keq saqë u bë lajm për keq  në mediat ndërkombëtare. Të gjitha vendet e Evropës janë përballur e po përballen me krizën energjetike. Në Evropë shtetet po konsumojnë më shumë energji sesa konsumojnë. Të gjitha këto vende furnizimi me energji bëhet prej kompanive publike. Ato nuk janë spektatore, çdo qeveri në Evropë, janë marrë me urgjencë me temën e energjisë, në korrik të vitit 2021, në momentin e parë kur u përmend kriza.

    Nuk kanë hedhur faj, nuk janë ankuar për kapacitete që si kanë, por kanë vepruar shpejt. Kosova nuk mund të sigurojë furnizim bazik dhe bëhet lajm ndërkombëtar. Nuk bëhet lajm Shqipëria e Maqedonia, por Kosova. Me 6 muaj vonesë ne kemi nisur të dëgjojmë masat e Qeverisë. Qeveria jonë populiste, verës kur të tjerët merreshin me problemin e energjisë, kjo qeveri shpërndante parulla në Evropë se ka rritje të madhe ekonomike. Kryeministri që i ka krejt nga thotë se rryma nuk blihet sepse nuk konzervohet në frigorifer dhe për të fajtorë janë krejt përveç atij. Një kryeministër ani pse me profesion inxhinier ka zgjedhur populizmin. Rryma dhe çmimi i rrymës kontraktohet e rezervohet, jam i bindur se ai si inxhinier e di, nëse nuk e di le ta kthejë diplomën”, tha Abdixhiku në seancën e Kuvendit.

    Abdixhiku tutje ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur plan për energjetikën në planprogramin e tyre qeveritarë. Ai është shprehur se në planprogramin e qeverisë, tema e energjetikës mbulohet me gjysmë faqe tekst.

    “Qeveria e Kosovës ka injoruar kërkesën e ndërmarrjeve energjetike në vend me muaj. Kryeministri ynë u thotë qytetarëve se rryma është e lirë, si parapërgatitje për shtrenjtim të saj.

    Mos prisni ndryshime të mëdha në energjetikë nga dikë që refuzon edhe termocentaralin e gazit, atë të qymyrit.

    Në fund të ditës në programin qeveritar të qeverisë, tema e energjisë mbulohet me gjysmë faqe tekst. Jeni për të bërë zgjidhje që Kosova mos ta pres vitin 2022 e vetme në terr”, ka thënë Abdixhiku. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!