Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur për ofertën që Kurti e ka bërë sot për partinë e tij dhe për PDK-në sa i përket zgjidhjes për çështjen e presidentit.
Abdixhiku ka thënë se Kurti duhet të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë LDK mund ta propozojë një emër, dhe jo tre.
Kreu i LDK-së ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që ta propozojnë Vjosa Osmanin, vetëm Kurti duhet të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në.
“Me sa kuptuam Kurti kërkon 90 vota, LDK 90 vota nuk mund t’i bëj, që i bie po kërkon bashkëpunim edhe me PDK-në… Por, nëse dëshiron marrëveshje politike me LDK-në atëherë LDK mund të propozoj emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre emra, por e propozojmë një dhe mundet me qenë edhe Vjosa Osmani. Po le të na tregoj ai a i ka 66 vota për këtë president”, tha Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku tha se Kurti njëherë duhet të vendosë se a dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, apo i donë 90 vota.
“… 90 vota me neve nuk i ka…meqenëse nuk i ka po më duket manovër politike. Po le të merret vesh PDK-në, le të na tregon e më pas ne i përgjigjemi bashkë me 15 vota tona. Propozimi ynë ka qenë gjithmonë marrëveshje politike, po ku Lëvizjes Vetëvendosje nuk i takon presidenti”, ka thënë ndër të tjera, Abdixhiku.