×
  • Lajme
  • Lajme

    Agon Maliqi shpjegon se pse Vuçiç dëshiron që propozimi franko-gjerman të dështojë

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 14:18
    Agon Maliqi, politolog

    Vuçiç dëshiron që propozimi franko-gjerman të dështojë, por të dështojë asisoji ql faji t’i mbetet Kosovës, vlerësoi njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, raporton Reporteri.net.

    Vetëm një skenar i tillë ku propozimi franko-gjerman dështon të realizohet, Vuçiç’it ia mundëson balancimin mes Perëndimit dhe Rusisë dhe pushtetin politik, konstaton Maliqi.

    “Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

    Çfarë tha Vuçiç për planin franko-gjerman?

    Në një konferencë për media, Aleksandar Vuçiç tha se brenda 24 orësh do të dalin me një qëndrim rreth planit franko-gjerman, derisa shtoi se janë disa gjëra të papranueshme në të për Serbinë.

    Mes tjerash, ai “shpaloi” edhe një pikë të këtij propozimi.

    “Palët janë në dijeni për paprekshmërinë e kufijve dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial si kushti themelor për paqe”, tha Vuçiç të jetë në propozimin e franko-gjerman, shkruan Reporteri.net.

    “Dhe vini re – ‘të dyja palët do të udhëzohen nga synimet dhe parimet e paraqitura në Kartën e OKB-së, veçanërisht ato të unitetit të të gjitha shteteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial”, vazhdoi të tregojë ai.

    Këtë pjesë të propozimit Vuçiç e quajti të papranueshme. “Dhe ju mund të mendoni se dikush mund të jetë duke bërë shaka ose çfarë?”, tha ai.

    “Neve na kërkohet të shkelim mbi ato parime për t’i arritur parimet e tyre. Dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë një rrahje e rëndë do të na ndjek për mirë”, tha mes tjerash presidenti serb./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!