×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti përjashtohet nga Samiti Digjital në Beograd

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 15:39

    Samiti i dytë digjital i Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 4 dhe 5 prill 2019 në Beograd, në kuadër të Javës Digjitale të Serbisë. Në këtë Samit ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. 


    Megjithatë, sipas portalit serb Telegraf.rs, emri i tij është larguar nga lista e folësve në momentet e fundit, transmeton Reporteri.net.

    Ahmeti për Telegrafin serb ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë thirrje për këtë Samit.

    “Para disa ditësh e kam parë emrin tim në programin zyrtar, por kurrë nuk kam marrë ndonjë telefonatë as ftesë për konferencë apo për panel”, ka deklaruar Ahmeti.

    Nga ana tjetër, nga Zyra e Teknologjive të Informacionit dhe Qeverisjes Elektronike, kanë thënë se Paneli, që Ahmeti duhej të merrte pjesë, rregullohet nga  NALAS (Rrjeti i Asociacioneve të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore).

    “Janë ata që propozojnë folës dhe ndryshojnë ata që mendojnë se kanë të drejtë. Të premten, ata propozuan ndryshime për tre folës, përfshirë kryetarin e komunës së Prishtinës. Lista përfundimtare e të gjithë folësve do të bëhet 24 orë para fillimit të Samitit Dixhital”, janë shprehur nga kjo zyrë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!