×
  • Lajme
  • Lajme

    AKI: Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:33

    Diplomacia serbe ka shfaqur tendenca për ta destabilizuar Kosovën, kanë qenë fjalët e drejtorit të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

    Ka qenë kryetari i Komisionit Faton Topalli, që është deputet i PSD, i cili ka transmetuar fjalët e drejtorit të AKI-së pas raportimit në Komision, shkruan Reporteri.net.

    “Ky takim hyn në mbledhjet e rregulla të planifikuara te drejtorit të AKI-se. Kemi diskutuar sigurinë në Kosovë. Sipas raporteve të drejtorit, gjendja e sigurisë në Kosovë është bukur stabile por ka tendenca për destabilizim. AKI ka informuar Presidentin dhe Kryeministrin”, ka thënë Topalli.

    Ndër të tjera, Topalli thekson se Maxhuni i ka njoftuar se informacionet rreth këtyre tendencave kanë shkuar edhe tek kryeministri dhe presidenti.

    “Informacionet për përpjekjet për destabilizim janë edhe publike nëse i shkojmë me vëmendje veprimet e Republikës se Serbisë. AKI ka për detyrë të raportojë te kryeministri dhe tek kryetari i vendit por edhe komisionit. Natyrisht tendencat e tilla të Serbisë janë evidente dhe të dukshme”, shtoi ai.

    Sidoqoftë, vlen të theksohet se pas këtij raportimi është nxjerrë konkludim se gjendja e sigurisë në Kosovë është bukur stabile./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!