Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Bardhosh të Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Baki Kelani zëdhënës i policisë së Kosovës.
Në aksident përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ka edhe persona të lënduar.
Policia e Kosovës dhe autoambulanca menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e aksidentit.
Në vendin e aksidentit shihet një biçikletë dhe një automjet i cili ka dalë jashtë rrugës. /Reporteri.net/.