×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes dy veturave dhe një këmbësori në Prishtinë

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 14:52

    Një aksident trafiku ka ndodhur para më shumë se një ore në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Online Reporteri.net se aksidenti ndodhi rreth orës 13:20,  në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.

    “Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje dhe një këmbësor”, tha Ahmeti.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!