Një aksident mes një treni dhe një kombi në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se për pasojë dy persona janë lënduar.

Ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Reklamë

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.