×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes tri automjeteve, 4 persona u lënduan në Magure

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 21:47

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Magure – Lipjan, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.


    Flora Ahmeti për Reporterin ka thënë se aksidenti ndodhi mes tri automjetëve, ndërsa të lënduarit u dërguan për mjekim në spital.

    “Rreth orës 19:30, në rrugën Magure – Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasoj e aksidentit janë lënduar katër persona, të lënduarit janë derguar per tretman mjekesor me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë nga Ahmeti për Reporterin.

    Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes maksimal për pjesëmarrësve në trafik për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!