×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në fshatin Bajçinë të Podujevës, një i vdekur

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 22:36

    Një aksident trafiku ka ndodhur disa minuta më parë në fshatin Bajçinë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 21:30 ka ndodhë aksident trafiku në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, njëri prej tyre nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
    Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Kujtojmë se aksidentet në rrugët e Podujevës janë shtuar dukshëm ditëve të fundit.

    Një aksident trafiku ndodhi para pesë ditësh në fshatin Lebanë ku mbetën të lënduar tre persona, kurse një tjetër po para pesë ditësh ndodhi në fshatin Lupç të Podujevës.

    Tre të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!