Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të diel në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, në afërsi të qendrës tregtare Central Park.

Nga fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident është përfshirë një veturë e kuqe, e cila ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme. Në rrugë vërehen mbetje të shumta nga përplasja, ndërsa në vendngjarje ndodhen zyrtarë policorë, të cilët kanë vendosur edhe shenja sinjalizuese për të orientuar qarkullimin.

Për shkak të aksidentit, trafiku në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi.

Reklamë

Ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te aksidenti dhe as nëse ka persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.

Reklamë