Një motorist i kompanisë Wolt është goditur nga një veturë në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja ende nuk dihen.
Gazeta Online Reporteri.net ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.
Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas tij lëndime ka marrë motoçiklisti.
