×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Vushtrri, lëndohen pesë persona

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 15:55

    Pesë persona kanë marrë lëndime sot në një aksident që ka ndodhur në Vushtrri.

    Në aksident sipas Policisë janë përfshirë tri vetura.

    “Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 13:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht segmenti në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë tri vetura civile, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!