×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të lënduar në aksidentin në Gjakovë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 9:06

    (E plotësuar) – Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    “Në ora 23:10, Policia në Gjakovë ka marr informacion për një aksident në lagjen “Dardania”. Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjete udhëtarësh si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me ç’rast dy persona janë lënduar dhe të njëjtin janë hospitalizuar në repartin ortopedik, në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, njofton PK.


     

    08:06 – Aksident trafiku në Gjakovë

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë gjatë natës në Gjakovë.

    Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, përderisa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

    Sipas disa fotografive, shihet se veturat janë ndeshur me njëra-tjetrën afër një parkingu të një pompe-derivatesh, duke pësuar kështu dëme të mëdha materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!