×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, një person i lënduar

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 21:05

    Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan rreth orës 19:00, ku përveç dëmeve materiale një person ka përuar lëndime trupore.


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse për rajonin e Prishtinës, ajo tutje ka thënë që në aksident kanë qenë të përfshira 3 vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor.

    ”Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshira në aksident janë tri vetura. Si pasojë e aksident lëndime trupore ka pësuar një person. I njejti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Reporteri.net

    Kohëve të fundit numri i aksidenteve në trafik është rritur dukshëm dhe Policia e Kosovës bën apel për kujdes maksimal gjatë vozitjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!