Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prizren-Prevallë.
Siç shihet në këtë foto, në aksident janë të përfshira dy automjete.
Kujtojmë se sot një aksident tjetër trafiku ka ndodhur në fshatin Partesh të Gjilanit, ku një grua ka mbetur e vdekur dhe një fëmijë është lënduar rëndë.
Përkundër faktit që Policia vazhdimisht bënë thirrje për ngasje të kujdesshme, pothuajse çdo ditë ka aksidente në trafik.