×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti i 7 marsit me kamion në Gjilan, vdes edhe personi i dytë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 11:45

    55 dite pas aksidentit të tmerrshëm në Gjilan, ndërron jetë edhe personi i dytë, shkruan Reporteri.net.


    Fatime Islami e moshës 84 vjeçare nuk arriti ti mbijetoj plagëve të marra nga aksidenti i 7 marsit.

    Ajo ishte e hospitalizuar tani e 55 ditë, por në fund u dorëzua dhe ndërroi jetë, për tu bërë kështu viktima e dytë nga aksidenti i tmerrshëm që terrorizoi Gjilanin muajin e shkuar.

    Rikujtojmë që edhe Qerim Qoqaj 63 vjeç kishte ndërruar jetë në atë aksident, teksa dhjetëra të tjerë mbeten të lënduar.

    Aksidentin e shkaktoi kamioni pasi thuhet i kishte frenat në defekt.

    Kujtojmë se Mustafë Avdija nga Peja, që po voziste kamionin më 7 mars kur ndodhi aksidenti tragjik që la një person të vdekur e shumë të tjerë të lënduar, iu është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në burg shtëpiak./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!