×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti ia merr jetën një gruaje në rrugën Gjilan-Ferizaj

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 10:12

    Foto: Ilustrim



    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak kohë më parë në fshatin Partesh, që ndodhet në rrugën magjistrale që lidh Gjilanin me Ferizajn.

    Lajmin për aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar për Reporterin zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili nuk ka dhënë shumë detaje për rastin.

    “Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident, që si pasojë një femër shqiptare ka ndërruar jetë, ndërsa një fëmijë është dërguar me lëndime për në Spitalin Rajonal të Gjilanit. ”, ka thënë Hashani.

    Mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e aksidentimit të gruas që po voziste një veturë me një kamion, me ç’rast janë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

    Ndryshe, ditët e fundit janë shënuar mbi 10 viktima në komunikacion, ndërkaq në tre muajt e parë numërohen mbi 20 sosh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!