Policia e Kosovës dhe Dogana janë duke vazhduar një operacion të gjerë kontrollimi ndaj kazinove dhe lojërave të fatit.
Deri më ani është njoftuar se janë kontrolluar 235 lokale të tilla, pothuajse në gjithë Kosovën, ndërsa vetëm sot janë mbyllur 34 prej tyre.
Megjithatë, nga pamjet që ka siguruar Reporteri.net shihet se aksioni është duke vazhduar ende. Të paktën në Prishtinë, ku edhe janë bërë fotografitë, në lagjen e njohur si “Rruga B”.
Policia dhe Dogana kanë njoftuar zyrtarisht se, po sot, kanë konfiskua 118 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, shkruan Reporteri.net.
Aksioni është duke u ndërmarrë, në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka votuar një rezolutë e cila për një muaj pezullon aktivitetin e lojërave të fatit.
Po ashtu, pak më parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.