×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për dhënie ryshfeti

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 10:49

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.C., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet në paraburgim nga data 12.12.2021, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri R.C., më datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min, në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mosveprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

    “Gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin ‘Mercedes 220 E’ me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë vaksinimi, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Me këto veprime i pandehuri R.C., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartë cekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!