×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti serb: Lista Serbe që sot rrebelohet për targat RKS, më 2018 kishte marrë pjesë në fushatë riregjistrimi të 400 veturave

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 11:14

    “Këta që sot duket se po rrebelohen, më 2018 merrnin pjesë aktivisht në fushatën [për ri-regjistrimin e veturave]”, ka thënë Aleksandar Arsenijeviç, referuar Listës Serbe për çështjen e konvertimit të targave në RKS, shkruan Reporteri.net.

    Duke folur për të përditshmen serbe “Danas”, Arsenijeviç, i cili është drejtor i OJQ-së “mbijetesa serbe” në Mitrovicë të Veriut, tha se Lista Serbe më 2018 ka participuar aktivisht në ri-regjistrimin e veturave në targa kosovare, dhe kanë ri-regjistruar afro 400 sosh.

    Mes tjerash, ai u bëri thirrje qytetarëve të komunitetit serb të Kosovës “të presin disa ditë” dhe të “mos bien pre e provokimeve”, si dhe gjithashtu “të mos vozisin veturat e tyre me targa KM”. Kjo tha ai, “deri të dimë se si do të zhvillohen gjërat”.

    Në anën tjetër, politologu serb, Ognjen Gogiç, thotë se 1 nëntori është vetëm “afati i fundit” për ri-regjistrim më të favorshëm, dhe se se pas kësaj date nuk do të ketë “sulm” të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

    “Kjo nuk do të thotë se pas 1 nëntorit njerëzit nuk do të mund t’i riregjistrojnë veturat, ose t’i regjistrojnë, veturat me targa KM. Deri atëherë [më 1 nëntor], vetëm se do të jetë e mundur të ri-regjistrohen pa paguar shpenzimet e plota. Besnik Bislimi vetiu ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të sulmojë veriun, ngase edhe nuk kanë kapacitete të plota të dërgohen aq shumë njerëz të cilët do të konfiskonin kaq shumë vetura”, është shprehur ai për “Danas”.

    Zbatimin e vendimit për targat, Gogiç e sheh “gradual” dhe jo të menjeherëshëm, ngase ai konsideron se nëse konfiskimi ndodh një-nga-një, “kjo nuk do të çonte në protesta masive”.

    “Zgjidhja që ka më së shumti të ngjarë të ndodhë është se do të ketë një krizë të krijuar artificialisht, ku Kurti paraqitet më i durueshëm te diplomatët perëndimorë dhe Beogradi fiton nga një zgjatje afati. Beogradi do të thirret në tregimet emocionale se qytetarët s’po mund të funksionojnë, do të flasin për ambulanca, fëmijtë në qerdhe dhe shkolla, etj”, ka thënë Arsenijeviç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!