PDK-ja e Kadri Veselit ka nisur të përforcohet, edhe pse nuk dihet nëse ky vit do të jetë i zgjedhjeve parlamentare apo jo.


Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se aktori i njohur, Fisnik Ademi, i është bashkuar këtij subjekti politik, raporton Reporteri.net.

Ismaili e ka publikuar një fotografi me Ademin në Instastory, duke treguar se ai zyrtarisht ka hyrë në strukturat e PDK-së.

Reklamë

Ademi është zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në lagjen Arbëria në Prishtinë. /Reporteri.net/.