×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmante: Kosova po zbrazet, vetëm në Prizren ikën mbi 2 mijë nxënës

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 23:11

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se vetëm nga Prizreni këtë vit janë larguar mbi 2 mijë nxënës.


    Ai ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga kontrolli sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren.

    “E tmerrshme ajo çfarë kuptova sot. Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra.Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, shumëzojeni me komunat tjera, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar”, ka shkruar Rexhaj në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!