×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleksandar Vuçiq: Shqiptarët mund ta bashkojnë Mitrovicën, i kemi duart e lidhura

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 14:54

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një konferncë për media pas takimit me dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel është shprehur se sa i përket veriut të Kosovës “duart i kanë të lidhura”.


    “Çdo ditë shohim se konflikti nuk është i ngrirë. Kam frikë se jemi larg zgjidhjes, por edhe taksës dhe normalizimit të marrëdhënieve tona ekonomike”, u shpreh presidenti serb, transmeton Reporteri.net

    “Ju lutem më tregoni se çfarë është konflikti i ngrirë, a kemi  konflikt të ngrirë kur ata shkojnë për të marrë Gazivodën? Njerëz, mos të na ndodhin të njëjat gjëra. Nuk më intereson se çfarë thonë ata. Çfarë do të bëjmë nëse fillojnë të bashkojnë Mitrovicën, apo të marrin Gazivodën? Atëherë asgjë nuk është e ngrirë”, tha Vuçiq, duke shtuar “është e qartë se shqiptarët kanë më shumë besim, por se nuk do të ishin aq të fortë apo të silleshin kështu po të mos kishin mbështetje anësore”.

    “Mos të flasim budallallëqe, nuk ka më konflikt të ngrirë”. Të mos bëhemi hipokritë dhe të mos pretendojmë sikur nuk i shohim problemet, por të përpiqemi ti zgjidhim ato”, u shpreh Vuçiq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!