Mediat në Maqedoni raportojnë se këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare.

Siç raporton Alsat M, ai ka vdekur nga ataku kardiak.

Për vdekjen e tij kanë raportuar edhe mediat tjera.

Reklamë

Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000.

Shpati u bë i njohur në tregun muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.