Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën në hapësirat e misionit të saj diplomatik para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte në Prishtinë.
Në njërën prej fotografive shihet E Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll.
Ambasada ka shprehur mbështetjen e saj nga Kombëtares së Kosovës.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju përkrahim – luani me forcë dhe bëni Kosovën krenare”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.
/Reporteri.net/