×
  • Lajme
  • Botë

    Ambasada ruse në Beograd i reagon Hill-it: “Deklarata të paduhura, serbët refuzojnë një qasje të tillë”

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 17:25
    Ministri serb i Jashtëm, Nikolla Selakoviç dhe Ministri rus i Jashtëm, Sergej Lavrov

    Ambasada ruse në Beograd ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit amerikan Christopher Hill, për, siç thanë, ata “deklarata të paduhura”, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Tejkalim të vetes”, e quajti ambasada ruse, deklarimin e Hill-it, i cili në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë, u shpreh se “çështja mbetet se pse duhet të nënshkruar çkado me ta”.

    “Rusia duhet të përqendrohet të dalë jashtë Ukrainës dhe të na lutet të gjithëve neve që ta falim”, është shprehur ambasadori i Hill gjatë ditës për agjencinë serbe të lajmeve FoNet.

    “Kësaj here [Chris Hill] tejkaloi veten, duke kërkuar me vrull, thuase ka këtë të drejtë, shpjegime nga autoritetet e vendit pritës në lidhje me nënshkrimin e planit konsullor mes ministrive të jashtme ruse dhe serbe”, ka thënë ambasada ruse.

    Më tej, kjo ambasadë ruse thotë se “është për t’u pikëlluar të shihet se sa poshtë ka rënë diplomacia amerikane”, derisa akuzoi ShBA-në se po kërkon “unitet në rusofobi”.

    “Nuk kemi asnjë dyshim që shumë në Serbi, të cilat kanë qenë viktima të agresionit amerikan dhe të NATO-s më 1999, kategorikisht do të refuzojnë një qasje të till”, shkruan në reagimin e ambasadës amerikane.

    Diplomati amerikan të hënën tha se “presim shpjegime” nga Serbia rreth asaj se çfarë është nënshkruar në New York mes kryediplomatëve Sergej Lavrov dhe Nikolla Selakoviç.

    Megjithatë këtë të marte, Hill tha se e kishte parë dokumentin e nënshkruar, dhe se “nuk kishte gjë në të”, vetëm se “Rusia po provonte të justifikonte luftën në Ukrainë”.

    “Planin e pash, nuk kishte gjë në të. Çështja është se Rusia dëshironte atë dhe qartazi Rusia dëshironte planin për ta justifikuar luftën e saj në Ukrainë. Veprimet e Rusisë u dënuan nga të gjithë – në ShBA, në Indi, dhe madje edhe Kina e kritikoi, askush nuk i mbështetë ata në këtë përpjekje. Çështja është se pse të marrin validim nga kushdo për atë që po i bëjnë fqiut të saj”, ka thënë ai, raportoi Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

    Në pyetjen se pse kërkuan shpjegim për nënshkrimin e protokollit dhe nëse ishte një shembull i një fushate të koordinuar presioni ndaj Serbisë nga Perëndimi, Hill tha se Serbia nuk është nën sulm, por se Rusia po sulmon Ukrainën dhe se për atë kërkoi shpjegim, sepse ishte e çuditshme që në fund Serbia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë javën e kaluar në OKB, përcjell Reporteri.net.

    “Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe të lutet për falje”

    I pyetur për të shpjeguar qëndrimin se askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë tani, Hill tha se njerëzit duhet të kuptojnë se nuk bëhet fjalë për Serbinë, por për Rusinë dhe sjelljen e Rusisë, e cila po kryen krime lufte në Ukrainë dhe ka shkuar përtej kufijve të asaj që është e pranueshme për këdo.

    “Pyetja është pse të nënshkruajë ndonjë gjë me ta tani, Rusia duhet të fokusohet në daljen nga Ukraina dhe t’i lutet neve të tjerëve për falje”, tha Hill.

    Kryediplomati serb, Nikolla Selakoviç ka provoruar të minimizojë rëndësinë e kësaj marrëveshje të nënshkruar me homologun rus të tij, Sergej Lavrov, për të cilën tha se marrëveshja ishte e natyrës teknike dhe se ajo datonte që nga viti 1996./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!