×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorët, të emëruar politikë

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 22:41

    Politika po ndikon edhe në emërimin e ambasadorëve. Sipas anëtarëve të komisionit për punë të jashtme, thonë se 50% e emërimeve të ambasadorëve janë politikë. Madje sipas Vjosa Osmanit, është tejkaluar kuota e lejuar me Ligj. Anëtarë të komisionit për punë të jashtme thonë se emërimet kanë tejkaluar kuotën prej 50 % të emërimeve politike.

    Për pak ditë shefi i stafit të kryeministrit nuk do jetë më pjesë e ekipit të Ramush Haradinajt.

    Avni Arifit, tashmë i ka ardhur edhe konfirmimi edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, se është i pranueshëm për ambasador të Kosovës në këtë shtet.

    E drejt Emirateve, Arifi do të udhëtoj muajin tjetër kur edhe do të nis detyrën si ambasador.

    Shefi i stafit të kryeministrit vlerëson lartë kohën e kaluar pranë kreut të ekzekutivit.

    Por, vërejtje në emërimet e ambasadorëve kanë në Komisionin për Punë të Jashtme.

    Kryetarja e këtij mekanizimi të kuvendit Vjosa Osmani, thotë se shumica e emërimeve në postet e ambasadorëve janë politike.

    Sipas saj është tejkaluar kuota e lejuar me Ligj.

    Pavarësisht kësaj çka thonë në Komisionin për Punë të Jashtme, në ministrinë e kësaj fushe thonë se synim i tyre mbeten dërgimi i diplomatëve të karrierës në misione.

    Ndërkohë ligji për diplomaci thotë se së paku pesëdhjetë për qind (50 %) të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve Diplomatike, duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, vendin e Avni Arifit në pozitën e shefit të stafit të kryeministrit do ta zë Selim Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!