Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është parë sot duke hyrë në objektin e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.
Siç ka raportuar portali “Indeksonline“, Rudolph, ka qëndruar brenda objektit të Gjykatës Kushtetuese për rreth një orë, dhe pastaj është larguar nga aty.
Mediumi ka kapur me video momentin kur ambasadori u largua nga aty, sikurse edhe paraprakisht ka publikuar edhe pamjet kur Rudolph mbërriti tek objekti i Kushtetueses, në Prishtinë.
Deri më tash, as Gjykata as nga ambasada nuk ka ende njoftim rreth kësaj vizite, sikurse as nuk ka ndonjë takim zyrtar të njoftuar publikisht.
Kjo vizitë vjen vetëm tre ditë pasi në Kuvendin e Kosovës u votuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specalizuara në Hagë si dhe u votua në minutat e fundit presidentja e re e vendit, Justina Shiroka-Pula.
Gjykata Kushtetuese muajve të fundit ka qenë “e zënë” me shumë lëndë që janë dërguar aty për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive politike të cilat kanë pasur interpretime të ndryshme rreth dispozitave kushtetuese dhe aktgjykimeve të vetë Gjykatës.
