×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambulanca në Uglarë të Gjilanit nuk i plotëson kushtet elementare për të kryer shërbime shëndetësore

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:53

    Objekti që shfrytëzohet si ambulancë në fshatin Uglarë të Komunës së Gjilanit, nuk i plotëson fare kushtet elementare për të kryer shërbime shëndetësore.


    Banorët thonë që shumë shpesh detyrohen që shërbimet shëndetësore t’i marrin në spitalin e Gjilanit, pasi as mjekët nuk kanë orar të caktuar.

    Çështja e kësaj ambulance është ngritur edhe në Kuvendin Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Arbreshë Kryeziu nga ky subjekt politik thotë se në fshatin Uglarë nuk është investuar fare nga paslufta.

    E, në Komunën e Gjilanit e pranojnë që objekti është një gjendje të keqe, mirëpo thonë se është prioritet rinovimi i kësaj ambulance, sepse nuk kanë buxhet për të ndërtuar objekt të ri, raporton Koha Vision.

    Ky objekt ishte ndërtuar kohë më parë nga banorët e fshatit Uglarë, për nevojat e tyre.
    Por, që nga paslufta, ai shfrytëzohet si ambulancë në këtë fshat. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!