×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankohen serbët: Neve na i mbyllën dyert, por kafja e Kosovës po shitet në Serbi

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 10:17

    Për prodhimet serbe është mbyllur tregu i Kosovës, mirëpo për prodhimet kosovare me sa duket janë hapur dyert në tregun e Serbisë.


    Kështu të paktën shkruan sot gazeta serbe “Novosti”, sipas së cilës Princ Caffe, prodhuar nga Devolli Corporation po gjen shitje në jug të Serbisë. Sipas kësaj gazete kjo kafe po shitet në Serbi me çmim shumë të lartë, prej 140 dinarë, transmeton Reporteri.net.

    Tutje kjo gazetë shkruan  ashtu si të gjitha kafetë e tjera, Prince Caffe përmban akcizën dhe një vulë të Republikës së Serbisë ku nuk përmendet vendi i origjinës. Në qese shkruan se prodhuesi është “Devolli Corporation”, e cila është e destinuar jo vetëm për tregun serb, por edhe për Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, por edhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, shkruan tutje gazeta.

    Kjo gazetë rikujton se tregtia me Kosovën pothuajse është ndërprerë menjëherë pas vendosjes së taksës prej 100 përqind, ndërkohë që theksohet se dëmi për ekonominë serbe është dhjetëra miliona euro në muaj. Sipas disa vlerësimeve, taksa prej 100 për qind i kushton Serbisë 42 milionë euro në muaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!