Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi gjatë ditës së djeshme kishte kritikuar rëndë partinë e udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Latifi përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se AAK ka humbur aftësinë për t’u treguar politikisht korrekte me njerëzit dhe shoqërinë. Ai madje ishte shprehur se këtë parti e ka “tranu pushteti”.
Këtyre deklaratave të Latifit, gjatë ditës së sotme iu është kundërpërgjigjur Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i cili ka përmendur punën e mirë që sipas tij zyrtarët e AAK-së po bëjnë si në nivel qendror ashtu edhe në nivel komunal, transmeton Reporteri.net.
Berisha ka përmendur Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, si dhe Zëvendësministrin në këtë ministri, Burim Ramdani, si dhe kryetarët e komunave që vijnë nga kjo parti, të cilët sipas tij janë shembujt më të mirë të dedikimit dhe përkushtimit ndaj vendit.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/anton.berisha.5/posts/2233475770045328